Back to the top

Rreth Nesh

About

Ne duam që ju të rishqyrtoni xhihadin militant

Grupet terroriste Islamiste si Al- Kaeda dhe ISIS kanë shkaktuar që mijëra njerëz nga e gjithë bota të luftojnë “xhihadin” në vende si Siria dhe Iraku.

Xhihadi i Vërtetë është një iniciativë e Qendrës Ndërkombëtare për Studimin e Ekstremizmit të Dhunshëm (një organizatë hulumtuese, jo fitimprurëse) e projektuar për të kundërshtuar ideologjitë ekstremiste që grupet terroriste përhapin në Internet. Ne prodhojmë video të personave që kanë dezertuar nga ISIS-i dhe kundërshtojnë rrëfimet e ISIS-it, si dhe shkruajmë blogje që vënë në dyshim argumentet fetare për kryerjen e akteve terroriste. Ne ofrojmë diskutime të sinqerta për ankesat reale dhe të perceptuara politike. Ne gjithashtu sygjerojmë veprime të qarta që ju mund të konsideroni si alternativë kundër  xhihadit militant.

Si hulumtues që kemi studiuar dhe dokumentuar veprimet e grupeve terroriste si Al-Kaeda dhe ISIS për vite me rradhë, ne fuqimisht besojmë se duhet tërhequr vëmendjen ndaj rreziqeve që vijnë nga grupe të tilla ekstremiste të dhunshme dhe për të luftuar apelin e ekstremizmit të dhunshëm në të gjitha format e tij.

Përfitoni nga këto burime dhe liria e juaj personale të veproni dhe bëni pyetje rreth xhihadit militant, dhe më pas të ndjekni xhihadin e vërtetë – luftën për të jetuar një jetë të mirë dhe morale. 

Ju mund të mbështesni luftën kundër xhihadit militant

Nëse jeni të interesuar të mbështesni përpjekjet tona për të dekurajuar njerëzit që mos ti bashkohen xhihadit militant, vizitoni faqen tonë të Burimeve për të mësuar se si ju mund të ndihmoni në luftën kundër ekstremizmit në komunitetin tuaj lokal.