
VEPRO
Xhihadi i Vërtetë Është Një Betejë Për Të Jetuar Një Jetë Të Mirë Dhe Morale
Këto janë disa mënyra të ndryshme që ju mund të punoni në komunitetet tuaja për të ndihmuar dekurajimin e njerëzve që mos ti bashkohen grupeve të dhunshme ekstremiste dhe militante xhihadiste.
Planifikoni një Eveniment për Ngritjen e Vetëdijes:
Bëhuni kreativ aq sa të doni! Ofroni idenë e juaj për një eveniment që adreson mënyrat më të mira për të shkëmbyer informacione rreth rreziqeve të ekstremizmit. Nxënësit do mund të mbajnë një ekspozitë ku diskutojnë storjet apo vepra të artit, personale apo të tjerëve, që ndërlidhen me këtë çështje. Mos ngurroni të organizoni një shfaqje për ndonjë prej videove të ICSVE dhe mbani një diskutim më pas duke u kujdesur që të jeni të ndjeshëm ndaj shumë pikëpamjeve. Artistët do mund të krijojnë vepra që trajtojnë çështjen e xhihadit militant në një mënyrë provokuese, në të njejtën kohë duke siguruar burime për ata që konsiderojnë xhihadin militant. Ju gjithashtu mund të organizoni një maratonë vrapimi, lojë basketbolli, bake sale, produksion teatrik, ose një fushatë mediatike sociale të organizuar rreth idesë së luftimit të ekstremizmit të dhunshëm si temë.
Konsideroni se kush mund të vihet në shënjestër nga ekstremistët në komunitetin tuaj dhe mendoni për mjedise pozitive ku mund të jeni në gjendje të ndikoni në opinionin e tyre. Idealisht, ju do mund të ofroni një përzgjedhje të disa prej filmave tanë dhe gjithashtu të keni një apo dy folës të shpjegojnë kontekstin. Stafi i ICSVE mund të jetë në dispozicion të marrë pjesë dhe të flasë në evenimentin tuaj nëse evenimenti përfshin një numër të madh njerëzish.
Organizoni Një Natë Filmi:
Ne kemi më shumë se 40 filma të shkurtër që pasqyrojnë histori të ndryshme rreth realitetit të jetës nën ISIS. Ndryshimi fillon me vetëdijësim. Ne ju mirëpresim që ti shfaqni këto filma në ekranet e mëdhaja të kinemave, në projektorë në auditorium, ose madje në një kompjutor në klasë. Ju mund të organizoni një natë edukimi në komunitetin tuaj, që sigurisht do të ketë ndikim domethënës, duke i ekspozuar rekrutët potencial të xhihadit materialeve që mund të ndikojnë në mendjen e tyre. Ne sugjerojmë që të përfshihet një folës i ftuar që është kompetent të flasë për kontekstin e bashkimit grupeve terrorists, si dhe një sesion pyetje dhe përgjigjesh me dikë që mund të flasë për realitetin e jetës nën ISIS. ICSVE mund të jetë në gjendje t’ju ndihmojë të identifikoni folësit në komunitetin tuaj.
Shkruani rreth Ekstremizmit në Gazetën Tuaj Lokale:
Nëse jeni veçanërisht të pasionuar në lidhje me përpjekjen për t’i bërë njerëzit të rishqyrtojnë xhihadin militant, atëherë shkruani në lidhje me këtë temë. Është e lehtë këto ditë të shkruani në Internet dhe të hasni që mesazhi i juaj të jetë lexuar nga mijëra njerëz. Tregimi i juaj mund të ndryshojë jetëra. Kontaktoni redaktorin e gazetës tuaj lokale ose redaktorin e një blogu që ndjekni. Ju mund të citoni hulumtimin e kryer nga ICSVE dhe të përmendni madje edhe linkun për videot, nëse mendoni se do të ishte interesante për lexuesit.
Krijo një Kuti Ndihme aty Ku Ju Punoni / Jetoni / Studijoni: Është e mundur që dikush tjetër është duke u ballafaquar me këtë çështje aty ku punoni, jetoni, ose studijoni. Dikush mund të mos e di se ku të drejtojë një mik që konsideron xhihadin militant. Noshta ju nuk mund t’i keni të gjitha përgjigjet për këto çështje , por tani keni hasur në një burim të vlefshëm (Xhihadi i Vërtetë) që mund ti sygjeroni tjerëve. Krijo një sistem, si një kuti ndihme, ku njerëzit mund të parashtrojnë pyetje dhe të kërkojnë ndihmë nëse ata e konsiderojnë xhihadin militant për vehten apo njohin dikë që mund të ketë nevojë për udhëzime. Ju vetë do të gjeni mënyra për ta bërë këtë në një ambient të besueshëm. Megjithatë, kjo mund të sjellë ndryshime të mëdha për ata që nuk kanë njohuri se si të veprojnë më pas. Ndërsa ju identifikoni ndihmës dhe profesionistë në komunitetin tuaj që tashmë janë duke ndihmuar me kompetencë në këto çështje, ju lutem na kontaktoni edhe neve në menyrë që t’i regjistrojmë ata në faqen tonë të internetit.
Udhëheqni një Fushatë Ndërgjegjësimi përmes Posterave:
Komuniteti i juaj mund të dëshirojë të mobilizohet rreth kësaj çështjeje, nëse ndjehen mjaft të fortë që ti parandalojnë studentët, bashkëmoshatarët, ose kolegët të tyre bashkimit xhihadit militant. Ju mund ti organizoni bashkëmoshatarët tuaj të cilët janë të motivuar për këtë çështje për të krijuar dhe shpërndarë postera, për të krijuar vetëdijësim dhe sfiduar xhihadin militant dhe për t’u dhënë atyre alternativa në komunitetin e tyre. Ju lutem mos ngurroni të përmendni faqen tonë të internetit www.TheRealJihad.org dhe videot tona si burime.
Krijo Videon Tënde:
Ju nuk keni nevojë të mbështeteni veq në koleksionin e videove tona. Ne inkurajojmë artistët dhe entuziastët që të krijojnë storjet e tyre me fjalët e tyre, duke u bazuar në përvojat e tyre personale brenda komuniteteve të tyre. Një video personale që trajton alternativat tjera përvec xhihadit militant mund të nxisë mendime tek dikë që është duke konsideruar xhihadin militant. Ne ju inkurajojmë të mendoni se si mund të ndikoni më së miri tek njerëzit me tregimet e juaja personale dhe ngjarje mendje-provokuese. Ju gjithashtu mund të dëshironi të riudhëzoni tjerët që të konsiderojnë alternativa të tjera pos terrorizmit dhe dhunës për zgjidhjen e çështjeve të rëndësishme sociale.
Na Informoni Për Punën e Juaj:
Sido që të vendosni të përfshiheni në këtë çështje, është e rëndësishme që të jeni të kujdesshëm me gjuhën dhe tonin që përdorni. Nëse dikush konsideron ti bashkohet xhihadit militant, shembujt konkretë do të kenë më shumë ndikim se sa gjeneralizimet që veq dënojnë një grup si ISIS-i si të” keq.” Na kontaktoni nëse keni ndonjë pyetje. Do të kishim pasur dëshirë të ndëgjojmë për evenimentet që planifikoni të organizoni në komunitetin tuaj. Mos harroni se gjërat e mëdha shpesh fillojnë nga një fillim i vogël dhe e gjitha që duhet është iniciativa dhe vullneti për ta bërë punën. Ju mund të adaptoheni me mjete dhe dituri tjera ndersa veproni por kjo është natyra e krijimtarisë!
Duke e mbështetur luftën kundër ekstremizmit
Nëse jeni një edukator, një këshilltar ose një zyrtar i qeverisë ose një organizate jofitimprurëse që punon me personat e radikalizuar, vizitoni faqen tonë të Burimeve për të mësuar se si mund të luftoni ekstremizmin në komunitetin tuaj.