Mirë se vini në Xhihadin e Vërtetë. Ne ju sfidojmë të rishqyrtoni xhihadin militant

Pyesni Veten
A e di se kush je?
A e di se kush je? A e di për se u krijove? Nga kush u krijove? Cila është forca brenda teje për të mirë? Dhe çfarë kundërshton këtë forcë për të mirë? A do ta përdorësh forcën tënde për mirë?
Parajsa apo xhehennemi për shehidin?
Martirizimi nga terrorizmi vetëvrasës a vendos një besimtarë në Parajsë apo dënim të përjetshëm?
Si ta luftoni xhihadin e vërtetë
Hapi 1
Shikoni videot tona. Do të dëgjoni nga ish udhëheqësit dhe ushtarët e ISIS-it, të cilët kanë vendosur të tregojnë storjet e tyre të vërtetë rreth realitetit të jetës në të ashtuquajturin Kalifat. Sfidoni veten të rishqyrtoni se ndoshta xhihadi militant nuk është e tëra që dikush mund t’ju ketë thënë.
Hapi 2
Lexoni shkrimet tona. Ju do të lexoni rreth shkrimeve të ndryshme të shenjta në Kuran që do mund t’ju bëjë të sfidoni atë që keni dëgjuar nga grupet si ISIS-i. Do të sfidoheni ta pyesni veten se si mund t’i shërbeni më së miri fesë Islame. Ky është shansi juaj për të reflektuar mbi të ardhmen tuaj.
Hapi 3
Vepro. Ne duam që ju të jeni në gjendje të përpiqeni për një xhihad të vërtetë – lufta për të jetuar një jetë të mirë dhe morale. Ne sigurojmë mënyra për ju që të veproni në një mënyrë produktive dhe pozitive në komunitetin tuaj.